Greqia, karantinë dhjetë ditore për ata që vijnë nga jashtë nga 18 dhjetori -7 janar
Greqia ka vendosur disa masa të reja shtrënguese, për personat të cilët hyjnë në territorin grek.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke nisur nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021, të gjithë personat që hyjnë në territorin grek përveç testit negativ PCR si dhe procedurës PLF, do i nënshtrohen rapid testit në pikat e hyrjes si dhe karantinës së detyrueshme 10 ditore.
Askush nuk përjashtohet nga masa paraprake e karantinës - nëse është një student që kthehet për pushime nga jashtë, apo dikush që udhëton për biznes ose arsye të tjera.
Njoftimi i karantinës paraprake dhjetë-ditore ka shkaktuar kaos me fluturimet.
Të gjithë ata që kishin planifikuar të ktheheshin pas të Premtes, 18 Dhjetor në Greqi, tani po nxitojnë të ndryshojnë biletat e tyre për ti afruar me një apo dy ditë, në mënyrë që të mos i nënshtrohen masës.
Sa i përket kthimit në vendin e banimit, vlejnë të njëjtat masa me paraqitjen e formularit E1 si dhe E9.