OFL “zbarkon” në Durrës, u dërgon formularët 3 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar kësaj radhe në Durrës, ku iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë tre të dënuarve.

Mësohet se formularët i janë dorëzuar:

Jeims Perparim Nezha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emiljano Norja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ermir Dervishi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Individët e sipërpërmendur, duhet t’i përgjigjen më shkrim pyetjeve në formular brenda 48 orëve, ndërkohë që përgjigjet do t’i kalojnë strukturave të SPAK-ut për hetime të mëtejshme.