FNSH aksion në fshatrat e Vlorës: Sekuestrohet mbi 120 kg drogë, ka 41 të arrestuar
Gjashtë drejtues dhe efektivë të Komisariatit të Himarës janë vënë nën akuzë pasi kanë lejuar kultivimin e drogës. Njëri prej efektivave të policisë është arrestuar, një tjetër është në kërkim, ndërsa 4 policë të dyshuar janë referuar në Prokurori për hetim në gjendje të lirë.
Ish-shefi i komisariatit të Himarës Arjan Tase, u pezullua nga detyra më tre Tetor së bashku me ish shefin e komisariatit të Vlorës Edmond Pjetraj.
Gjatë hetimit u morrën 22 masa administrative ndaj efektivëve në terrenin e të cilëve u konstatuan raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Aksioni antidrogë ka vënë në pranga 27 persona, 10 janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie ose detyrim paraqitje, ndërsa 4 i kanë shpëtuar prangave. Operacioni antikanabis zgjati për rreth 6 muaj në qarkun e Vlorës.
Pjesë e grupit, janë adoleshentë, gra e burra që akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në Bashkitë Himarë dhe Selenicë që sipas burimeve janë kultivuar në 32 parcela të ndryshme.
Vec efektivëve të Policisë nën akuzë janë vënë , kryetarë fshati dhe inspektorë të pyjeve që akuzohen për shpërdorim detyre e moskallzim krimi.
Policia zbatoi gjatë orëve urdhër arrestet ndërsa u ushtruan kontrolle në 41 banesat e të dyshuarve.
Gjatë 6 muajve që hetime, Policia e Vlorës thotë se ka bllokuar 12.144 bimë cannabis sativa dhe janë sekuestruar 120.9 kg në gjendje të thatë dhe e gatshme për tu shitur.
Në kuadër të operacionit Hapësira u sekuestruan 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular.
Në njoftimin e policisë thuhet se "u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;
A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;
Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;
D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
M. D., 29 vjeç banues në Fier.
U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.
I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë "Detyrim për paraqitje", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:
S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.
Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:
A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;
L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;
M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.