E rëndë në Durrës, 60 vjeçarja tenton të vetëdigjet me benzinë

Fatime Gashi, 60 vjeçe kishte dalë para bashkisë së Durrësit e përgatitur për t'i vënë flakën vetes , kur rastësisht u intervistua nga mediat dhe tregoi arsyet që e kishin çuar drejt këtij vendimi ekstrem.

Fatime Gashi: Sot e kam lyer trupin me benzinë, unë do digjem këtu para Bashkisë.

Fatime Gashi: Nuk kam asnjë të ardhur, kam vetëm një pension 70 mijë lekë. Djali i shkretë mundohet për të gjetur punë, nuk mundet. Vetëm kur është kohë e mirë mund të punojë në lavazh.

Aty theksoi atë që e quajti braktisje nga institucioni i drejtuar nga Emirjona Sako që thotë se pavarësisht kërkesave nuk e ka ndihmuar për të përballuar jetën e vështirë që ka familja e saj.

Fatime Gashi: Sepse nuk po ndihmojnë, të gjithë shkojnë nëpër zyra, ku nuk po shkojnë dhe nuk na ndihmon kush, veç na përzënë

Gruaja tentoi ta vërë në zbatim planin, por ndërhyrja e në kohë e një efektivi policie shmangu mundësinë që protesta të shkonte deri në ekstreme.

Për disa minuta, efektivët e policisë  tentuan ta qetësojnë dhe ngushëllojnë të moshuarën që me lot të sy nuk reshtte t'u shpjegonte hallet që kishte.

60 vjeçarja u dërgua në spitalin e Durrësit për kontroll të gjendjes shëndetësore.

https://youtu.be/JwXyhJD5_HY