Laboratori i drogës në Has/ Prokuroria kërkon 147.2 vite burg për të akuzuarit
Pas më shumë se dy vitesh hetimi dhe gjykimi Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për të pandehurit e akuzuar për laboratorin e heroinës në Has.
Çështja është një prej fraksioneve të dosjes së famshme 339, ku gjithsej janë 23 të pandehur.
Në seancën e sotme, në total Prokuroria ka kërkuar dënim 147.2 vite burg për të akuzuarit.
Përveç dënimeve, Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së disa prej të pandehurve.
Seanca është zhvilluar në orët e para të ditës dhe ka zgjatur gjatë për shkak të numrit të madh të të pandehurve.
Ndërkohë që të gjithë të akuzuarit janë me gjykim të shkurtuar, ku si rrjedhojë automatikisht iu ulet 1/3 e dënimit.
Senacat gjyqësore të çështjes janë shtyrë disa herë seanca për shkak të numrit të situatës Covid.
