Covid-19 i mori jetën mjekut Mihal Kërci, Basha: Jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime
Mëngjesin e sotëm Covid-19 i mori jetën edhe mjekut anestezist-reanimator Mihal Kërci, duke e çuar në 24 numrin e jetëve të marrë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar një mesazh ngushëllimi për familjen e Mihal Kërcit.
Basha është shprehur mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve në këtë betejë për të shpëtuar vetë.
Mesazhi i Bashës:
Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre.
Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.
Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie.
Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!