Digjet 'Audi' në Elbasan, ishte e parkuar pranë banesës së pronarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2020, 08:23
Një makinë është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen ‘Vullnetari’, ku është shkrumbuar mjeti tip “Audi” me targë AA 019 SC.
Mjeti i djegur ishte në pronësi të shtetasit Hyrjan Boshnjaku, i cili e kishte parkuar pranë pallatit ku banonte.
Zjarrfikësit sakaq kanë ndërhyrë për të shuar flakët.