57 protestues të ndaluar, Gjykata e Tiranës jep vendimin sot

Sot në orën 11:00 pritet që Gjykata e Tiranës të japë masën për 57 protestues të ndaluar gjatë protestës në ditën e dytë në kryeqytet.

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën, në pritje të vendimit.

Aktualisht po jepet vendimi për të miturit, ku pritet që masa të jetë më e lehtë për shkak të moshës. Më pas do të dalin para trupës gjykuese më të rriturit në moshë.

Trupa gjykuese përbëhet nga tre anëtarë për shkak të numrit të lartë të të shoqëruarve.

Të ndaluarit akuzohen për tubim të jashtëligjshëm, shkatërrim të pronës publike dhe kundërshtim të forcave të rendit.