Eskavatori bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 55 vjeçari

Një 55 vjeçar ka humbur jetë aksidentalisht në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol mëngjesin e sotëm.

Mësohet se eskavatori me kovën lart ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke shkaktuar vdekjen e P.A., 55 vjeç, banues në Finiq të Sarandës, i cili ishte drejtues i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.