Strehuan 28 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 52 vjeçari në Fier, në kërkim dy të tjerë

Një 52 vjeçar është arrestuar pasi mësohet se kishte strehuar 28 klandestinë me qëllim transportimin drejt vendeve të BE-së.

Në sajë të operacionit të koduar “Ndalesa”, u arrestua në flagrancë Zamir Mulliu, 52 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.