Makina përplas për vdekje të riun në Elbasan, po ecte në rrugë

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.

 Një këmbësor i moshës 26-vjeç me iniciale Xh.K. është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji ndërsa nuk dihet ende shkaku dhe rrethanat e aksidentit.