Berisha denoncoi dhunimin e një minoreni dhe më pas fshiu postimin, Policia e Durrësit sqaron ngjarjen

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me një denoncim të publikuar në rrjetin social të ish-kryeministrit Berisha se një i mitur është keqtrajtuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Pak pas publikimit, ish-kryeministri e ka fshirë postimin e tij nga rrjetet sociale.

Policia sqaron se rreth orës 00:30, është paraqitur në ambientet e Policisë Durrës një shtetase 41 vjeçe, banuese në Maminas, për të bërë një denoncim.

Shtetësja në fjalë nuk është ndjerë mirë dhe nga ana e shërbimeve të Policisë është njoftuar ambulanca e Spitalit Rajonal Durrës të cilët e kanë marrë dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Pas daljes nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, kjo shtetase ka bërë kallëllzim për një shtetas 25 vjeç.

Në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike".

DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.