Digjen koshat e mbeturinave më Fier, shoqërohen dy minorenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 21:11
Disa të rinj i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.
Nuk dihen motivet që i kanë çuar të rinjtë drejt djegies së koshave, ndërsa mësohet se ka pasur edhe të shoqëruar në policinë e Fierit.
Patrulla ka konstatuar të rinjtë dhe ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre në polici.
Paraprakisht mësohet se janë shoqëruar dy minorenë që mendohet se kanë vënë flakën në koshat e mbeturinave.
Për të shuar flakët pranë mjediseve ku u vendos zjarri kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.