Kryeterroristit të Boko Haramit, po ‘i këndojnë kumrijet
Kryeterroristit të Boko Haramit, po ‘i këndojnë kumrijet’; Protestat e Opozitës dhe 2 Marsi, tani i duken ‘lule’; Në vend të reflektimit, Kryediktatori urdhëron Kryepolicin të dhunojë e arrestojë të rinjtë…Të dashur miq!
Ajo që pamë sot në Shkodër, dëshmoi dhe vulosi, se nuk mund të bëhet më ‘Pazar’ me Shqipërinë dhe shqiptarët.Si në këto 8 vite qeverisje që thoshte përditë fajin e ka Sali, apo fajin e ka opozita, edhe sot, Rama dhe kompania e tij, fajësuan lidershipin e Opozitës si autorë të protestave.
E vërteta është, që Kryediktatorit po ‘i këndojnë kumrijet në kokë’, pasi nuk e kishte menduar kurrë që do jepte llogari para 25 Prillit.
Kryediktatori i Rilindjes i mori me të qeshur portestat e Opozitës, apo ‘2 Marsin’ e Presidentit, dhe tani ato po i duken ‘lule’ para shpërthimit të rinisë që ‘do marrë para’ edhe vetë atë.
Në vend që të reflektonte pas ngjarjes tragjike të 8 Dhjetorit, ky njeri urdhëron Kryepolicin që duhet të largohet, Ardi Veliu, të porosisë policët që të ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve në protestë, ti tërheqin zvarrë, ti gjakosin e ti arrestojnë.Kryeterroristi i Boko Haramit, është vetë vetë ky njeri, që ka terrorizuar, sakatuar e plaçkitur, Shqipërinë dhe shqiptarët në këto 8 vite.
Qeverisja me batuta, fushata me shallvare, dhe mandati me tepsi e timon, kanë marrë fund.Djegia e selisë së PS-së në Shkodër, është fillimi i shuarjes tënde dhe mavive të tu, më 25 Prill.8 vite, ti Ramzi ke qeshur, shqiptarët kanë qarë, është koha për të kundërtën. PRANOJE DHE LARGOHU!