'Do t'i thyej kockat', Budina denoncon për Ora News kërcënimin e policit ndaj të miturit; Liçaj: Kemi të bëjmë me zemëratë popullore
Nuk kanë munguar dhe reagimet e artistëve në ditën e katërt të protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Regjisori Robert Budina i pranishëm në protestë denoncoi live për gazetarin e Ora News kërcënimin që një efektiv policie i bëri një të mituri duke iu drejtuar me fjalët, 'Do të thyej kockat'
Robert Budina për Ora Neës: Kjo është policia e Enver Hoxhës, që dilte dhe persekutonte njerëzit në rrugë. Ju shikoni disa policë që ndjekin disa fëmijë që më thonë mua do t'i thyejmë kockat. Sapo e bëri , i tha do të thyej kockat. Shkon dhe kërcënon fëmijët, është katastrofike ku është ndërgjegjja. I bëj një thirrje të jashtëzakonshme prindërve të këtyre fëmijëve, mos t'i lënë në rrugë por të dalin ata. Kjo nuk është protestë e adoleshentëve, kjo është protestë e njerëzve. Është e prindërve sepse nesër do t'i vrasin fëmijën dhe unë nuk do doja që këta të bënin ndonjë skenar si ai që i vunë të riut që u vra.
Ndër të tjera Budina përmendi dhe rastin e dhunimit të gazetarit të RTV Ora Xhoi Malësia, duke thënë se po bëhen ligje që i japin policisë rolin e Prokurorisë
Robert Budina për Ora News : Këta po bëjnë ligje të policisë, po i japin policisë rolin e Prokurorisë. Do ju fusin në burg, sic bënë kolegun tuaj Xhoi Malësia. Këta janë njerëz të pacipë se kam qenë vetë në Komisariat. Nuk e njohin ligjin. E pyesja policin pse jam këtu nuk dinte të më thoshte. Këmbëza që shkrehu ai djali ishte urdhri mendor i kryeministrit.
Njëherazi aktori Neritan Liçaj tha se Rama ka frikë sepse protestat nuk janë politike por janë zemëratë popullore.
Neritan Liçaj për Ora News : Krejtësisht të papranueshme në çdo pikëpamje. Policia ka harruar dhe bazën e veprimit të saj. Ne i kemi paralajmëruar të gjitha këto gjëra. Në 5 korrik të 2018 u aprovua një ligj që shkelte 9 nene të Kushtetutës për të prishur teatrin. Dhe ne e paralajmëruam që do iu trokasë të gjithëve te dera. Dhe faktet e madhe i keni. Është shkelje e rëndë arrestimi i të miturve dhe kjo polici ka treguar që nuk pyet për minorenë që me rastin e atij djalit te liqeni që 5 burra nga 90 kg rrihnin një fëmijë pse kishte dalë për të bërë xhiro me biçikletë. Rama ka frikë se këto nuk janë protesta politike, janë zemërata të popullit.
Intervistat nga Isa Myzyraj, përgatiti pëR online E.P