Protesta në Elbasan, Kryebashkiaku dhe Balla u bëjnë thirrje të shpërndahen ata u përgjigjen "Rama ik"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 20:41
Në orën 16:00 në Elbasan një grup të rinjsh janë mbledhur për të protestuar për Klodian Rashën, 25-vjeçarin që u vra nga efektivi i policisë.
Veç thirrjeve për drejtësi ata kanë djegur kazanët e mbeturinave dhe kanë prishur zbukurimet e qytetit.
Disa të rinj u shoqëruan në komisariat nga forcat Shqiponja.
Për të çtensionuar situatën kryetari i bashkisë, Bledian LLatja bashkë me disa drejtues të tjerë zbritën në terren, ku më më pas i'u bashkua dhe Taulant Balla.
Llatja i bëri thirrje të rinjve për tu shpërndarë, mirëpo ata vazhduan të protesojnë duke u ulur në qendër të qytetit me thirrjet "Rama Ik".