Protesta sot në Tiranë, një tjetër efektiv dëmtohet në sy nga kapsollat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 20:19
Një efektiv i policisë ka mbetur i plagosur gjatë protestës së sotme para Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Shkak është bërë hedhja e kapsollëve nga protestuesit.
"Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”" njoftoi policia.