Protesta në Durrës për vrasjen e 25 vjeçarit, 7 të arrestuar, 15 procedime dhe 2 të shpallur në kërkim
Pas protestës së ditës së djeshme, policia e Durrësit ka arrestuar 7 shtetas, proceduar penalisht 15 dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë nën akuzat "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Shkatërrim i pronës", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm"
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:
G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M.
Në njoftimin e policisë thuhet se në vijim të veprimeve u proceduan penalisht, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" 3 shtetas (organizatorë të protestës), dhe për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" 12 shtetas.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim, për veprat penale "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të Policisë", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", e 2 shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme