Ju flet Moska: Familja e policit-vrasës duhet të kërkojë ekspertim të huaj mjekësor për të

Vrasja e Klodian Rashës ishte sërish në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.

Sipas Myftaraj, ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka dy viktima dhe në gjykimin e tij një ekspertim mjekësor për policin që vrau të riun e pafajshëm është i domosdoshëm.

Myftaraj: Kryeministri Edi Rama në fjalimin që mka mbajtur dje gjoja për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tij për vrasjen e qytetarit të pafajshëm Klodian Rasha por më tepër për të ngritur akuza ndaj rinisë shqiptare që protestonte dhe për të sharë opozitën u shpreh se efektivi i policisë ka vrarë një njeri, në mënyrën më të pashpjegueshme deri më tani dhe krejt pa asnjë lidhje me ndonjë mision, operacion apo objektiv të lidhur me aktivitetin e Policisë së Shtetit në atë vend e në atë orë shumë të vonë. 

I bie që befas një natë një polic u çmend dhe qëlloi me armë një qytetar në ato rrethana të pashpjegueshme. Unë nuk besoj që polici u çmend befas. Asryetim tjetër mund të jetë se kishte urdhër për të vrarë, as këtë nuk e besoj.Çfarë fsheh kjo?

 Familja e policit, njerëz të nderuar nga Tepelena, nuk kanë ndonjë të çmendur në fis dhe as maniakë të dhunshëm. Polici kishte një karrierë policore, nuk ishte përmendur për ndonjë akt dhune më parë dhe befas një natë bëri një veprim të pashpjegueshëm.

Një ekspertim mjekësor i huaj  do të vërtetonte teorinë time se në këtë histori ka dy viktima, një viktimë që vdiq, e pafajshme, Klodian Rasha, është dhe një viktimë tjetër që është gjallë dhe po vuan pasojat e një veprimi të kryer pa vetëdije.