"Shteti na ka dhunuar sistematikisht,çfarë duhet të presim?" Digjen kazanë e bllokohen rrugë në Durrës
"Shteti na ka dhunuar sistematikisht,çfarë duhet të presim?" Digjen kazanë e bllokohen rrugë në Durrës
Edhe pse nisi paqësore, protesta për vrasjen e të riut Klodian Rasha u shoqërua me tensione në Durrës.
Të rinjtë u vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave, ndërsa marshuan para prokurorisë e Policisë ku hodhën fishekzjarre.
Në protestë u pa edhe pjesëmarrja e një të riu me aftësi të kufizuara, i cili përcolli këtë mesazh.
"Duhet të reagojmë për të ardhmen se ajo që ndodhi nuk kthehet pas. Shteti historikisht na ka dhunuar, çfarë presim, të na vrasin të gjithëve?"
Në mbyllje të protestës policia raportohet se ka shoqëruar 50 persona, mes tyre edhe Shefqet Duka, redaktor i "Durrës Lajm".
Ky i fundit është shoqëruar në polici sapo ka dalë nga puna.
Të tjerë të shoqëruar janë:
-Fatmir Topi
-Fatjon Sylisufaj
-Francesko Rama
-Andri Istrefi
-Olian Abazi
-Mark Prenga
-Nikolin Caca
-Anton Marku
-Admir Axhami
- Armand Rodhe
-Alfred Dafku
-Mir Dafku
-Erjon Sylaj
-Veli Buzi
-Amarildo Lala
-Erik Hajro
-Adrian Murja
-Lulzim Sylaj
-Adem Dema
-Sharaf Agolli