Ylli Dylgjeri: Pas rrëmbimit forcërisht edhe të gazetarëve, shteti po rrëshket e po merr përmasat e juntës

Për arrestimin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të “Koha Jonë”, ka reaguar edhe gazetari Ylli Dylgjeri.

E pabesueshme? Jo! Sot me këtë polici ndodh e gjithçka. Kur ndodh vrasja e një të riu, arrestimi apo rrëmbimi është i pa diskutueshëm. Sapo u ndava nga Mili Xhani, Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, në rrugën “Sami Frashëri”. U takuam rastësisht përballë Redaksisë “Koha Jone”. U çmallëm, dhe pasi pyetëm njëri-tjetrin për lajmet e ditës u ndamë. Por…me të mbërritur në shtëpi, hap internetin dhe lexoj:

Arrestohet Qamil Xhani! Lajmi n përditësim..Uaaaauu. Ishte e vërtetë.

Policia e kishte marrë…”, shprehet Dylgjeri.

Qëndrim

Sipas Drejtorit të gazetës Nikoll Lesi, Kryeredaktori është marrë forcërisht në rrugën para redaksisë nga Policia e Shtetit. Pasi është keqtrajtuar në komisariat i është marrë telefoni dhe i janë prishur filmimet që Ai ka bërë në terren gjatë zhvillimit të protestave.

Ky është një skandal, i cili po kalon çdo kufi; ligjor, profesional dhe etik. Polica e Shtetit po prish çdo mardhënje publike, duke kaluar në skandale të njëpasnjëshme.

Pas rrëmbimit të mbrëmshëm po në rrugë të gazetarit të TV Ora News, Xhoi Malcia, nuk kalojnë 24 orë dhe shtypi merr një goditje tjetër: Djegja e filmimeve është djegja e syve të gazetarit, është djegja e ngjarjeve dhe lajmeve. Dhe kjo ndodh pikërisht në atë orë kur Kryeministri ngushëllon në spital syrin e dëmtuar të një polici të plagosur në protestë.

Ky është Skandal! Po goditet arbitrarisht pushteti i katër. Po rrëmbehet fjala e lirë, po plagoset liria.

Zoti Kryeministër,Pas rrëmbimit forcërisht edhe të gazetarëve, shteti po rrëshket e po merr përmasat e juntës. Të gjitha këto kanë një emër. Kanë një përgjegjësi. Kujtesa historike do ti evidentojë. Nuk harrojmë.

Je përgjegjës edhe për dhunën mbi shtypin. Je përgjegjës për lirinë.

Shenim: Ne fund, Milin Xhanin e lëruan. Pse? Sepse nuk kishte me vende me në birucë. E mbajtën ne furgon, njesoj si te semuret me Covid qe i mbajne ne Ambulancë per mungese vendesh.