Shkodër: Të rinjtë i vënë flakën, shkatërrohet selia PS, ndërhyn FNSH

Ajo që nisi si marshim homazh për 25 vjeçarin Klodian Rasha, përfundoi në një sulm të dhunshëm ndaj selisë së Partisë Socialiste në pushtet.

Adoleshentë e të rinj, thyen derën e dritaret dhe u futën brenda zyrave nga ku nxorën dokumenta e orendi dhe u vunë flakën në rrugë.

Pamjet në video tregojnë atë që lanë pas brenda në godinë.

Plaçkitja e shtëpisë së socialistëve në Shkodër dhe zjarri para saj zgjatën për rreth gjysmë ore.

Kjo grua dhe disa aktivistë të tjerë nuk arritën ti ndalojnë aktet e dhunës.

Ishte gazi lotsjellës i forcave speciale që largoi nga selia e PS-së të rinjtë që më herët kishin djegur e shkatërruar pronën publike edhe në qytet, ndërsa nga përplasjet një efektiv policie mbeti i plagosur.

Ora News përcjolli live zhvillimet.

Ora 15:28 “Policia që kërcënon çdo ditë, nuk bëri asgjë për djegien e selisë PS” Voltana Ademi flet për Ora News

Ora 13:39 Ilir Beqaj për Ora News: Taktikë e shëmtuar e opozitës përfshirja e fëmijëve në protestë

Ora 13:00 Reagon Rama: “Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë” Rama reagon pas shkatërrimit të selisë PS Shkodër


Të rinjtë bëjnë thirrje Digje! Digje!

Ora 12: 38 Ndërhyjnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Grupi që ishte përballë Selisë së PS janë shpërndarë pas hedhjes së gazit lotsjellës

https://youtu.be/bPMeXN83ZOc

Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj është futur në ambientet e brendshme të selisë së PS ku ndodhen dhe forca të shumta policie për të kryer hetimet e nevojshme.

https://www.youtube.com/watch?v=7pBUxzJtA58