“Drejtësi për Klodianin!” “Rama ik!” Edhe Shkodra në protestë: Qëllohet me gurë selia e PS-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2020, 11:50
“Drejtësi për Klodianin!” Edhe Shkodra iu bashkua sot marshimit protestë që vjen disa ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Marshimi nisi rreth orës 11:00. ( 12 dhjetor 2020)
Ka një pjesëmarrje të gjerë. Marshimi ka nisur nga sheshi "Nënë Tereza", në qendër të Shkodrës, ka përshkuar pedonalen e qytetit. Ndalesa e parë ka qenë para prefekturës për të vijuar më pas deri në fund të pendonales dhe për të ndaluar më pas para selisë së PS-së.
Protestuesit gjatë marshimit thërrasin: “Drejtësi për Klodianin!” “Rama ik!” Të dorëhiqet Ardi Veliu!
Kur iu afruan selisë së PS-së disa të rinj dhe minorenë qëlluan me gurë selinë, duke thyer xhamin e derës.
Organizatorët ndërhynë për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.




