Dita e katërt e protestës/ Qytetarët hedhin shashka dhe gurë, policia përgjigjet me gaz. Shoqërime masive

Protesta e sotme në kryeqytet, në ditën e katërt të saj, nuk ofroi shumë. Nisja me vonesë e saj ishte një lloj paralajmërimi.

Ndërsa policia nisi shoqërimet me policë civilë pa nisur mirë protesta.

Me pjesëmarrje më të paktë në numër, ata nisën marshimin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe pas u drejtuan drejt Drejtorisë së Policisë.

Rruga nuk shkoi qetë, hodhën gurë, shashka në drejtim të policisë, ndërsa dëmtuan edhe sinjalistikën.

Pa mbërritur te drejtoria ata u shpërndanë me gaz.

Më pas policia nisi një aksion nëpër rrugica duke bërë shoqërimin e tyre.

Disa u ndaluan nëpër pallate, të tjerë në rrugë.

Shoqërimet vijuan deri në mbyllje të protestës, rreth orës 21:00.

Ora News ndoqi LIVE protestën

Ora 20:57 Shoqërime masive nga policia në bulevard

Ora 20:27 Policia shoqëron të mitur.

https://youtu.be/HFVyyzSjPCQ

Ora 20:19 Protesta sot në Tiranë, një tjetër efektiv dëmtohet në sy nga kapsollat

 20:05 Kontrolle në bulevard.

Ora 19:49 Vijojnë shoqërimet nga policia.

Ora 19:30 Familja Rasha reagon për protestat: Drejtësinë për djalin e presim nga gjykata, boll më me lojëra politike

Ora 19:19 Vijojnë kontrollet e të rinjve nga Shqiponjat.

Ora 19:04 Një autobot ujëhedhës dhe një grup i FNSH nisen nga Ministria e Financave drejt "Myslym Shyrit".

Ora 19:02 Gazetari i Ora News Myzyraj raporton se tre protestues u kapën në një pallat. Është hedhur gaz në masë. Protestuesit po shpërndahen në rrugica.

https://youtu.be/1LI2-A7dRAU

ORA 18:59  "Turp, turp! Kujt i shërbeni maskarenj?" Protestuesit kundërshtojnë shoqërimet nga policia

Ora 18:55 FNSH në rrugicat e "Myslym Shyrit". Shoqërohen protestues.

Ora 18:53 Policia shpërndan protestuesit me granata tymuese.

https://youtu.be/AXgPlsjo2oM

Ora 18:49 Vijon hedhja e shashkave dhe dëmtimi i tabelave në rrugë. Protestuesit drejt drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ora 18:41 Hidhen shashka nga protestuesit

Ora 18:39 Me thirrrjet "Rama ik" dhe "Poshtë diktatura" nis marshimi i protestuesve në bulevard.

Ora 18:23  Nis grumbullimi i protestuesve te Kryeministria.

Ora 18:20 “Nuk kam bërë asgjë, më ndihmoni!” Policët civilë shoqërojnë të miturin para protestës

https://youtu.be/yjj2K80FYeg

17:32: Policia ka nisur shoqërime në rrugët e Tiranës të personave të dyshuar dhe jo si pjesmarrës në protestë. Të shoqëruar janë dhe të mitur

16:40: Nisin përforcimet e policisë për protestën e sotme

https://youtu.be/sRWby-DJJ0Q

Genc Sejko dhe Stresi në protestë

“Sot në orën 18.00 unë do jem në shesh, në mbështetje të rinisë së revoltuar” shkruan Genc Sejko.

“Historia nuk mban mend ata që rrinë në kafe.”

Edhe Stresi në një postim në Instagram lajmëroi se do të jetë në shesh.  

“Tu mendu për nesër në oren 18:00 unë jam me ju nesër sapo të mblidhemi me shumicë do jem aty si fantazëm ju betohem në zot që s kam asnjë lloj synimi politik, nuk më intereson askush në këto momente përveç drejtësisë. Nesër më dërgoni të gjithë infot, videot, postoblloqet  që të jemë pjesë e protestës dhe të bëhem me ju. unëjamKlodjani.”

https://youtu.be/8FNe7r_3-gg