Protestuesit e nxjerrin inatin te koshat, i djegin dhe i rrëzojnë përmbys në rrugë

Koshat e mbeturinave në kryeqytet ishin edhe mbrëmjen e sotme shënjestra e protestuesve për të shprehur revoltën e tyre për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Fushëbeteja kryesore u zhvillua nga sheshi Willson në drejtim të Bllokut. Diku koshat me mbeturina u hodhën përmbys e diku ju vu flaka.

https://youtu.be/IQqCyVI7UvI