"Nuk kam bërë asgjë, më ndihmoni!" Policët civilë shoqërojnë të miturin para protestës

Të identifikuar si personat më problematikë në protestat e zhvilluara ditët e fundit, policia sonte ka dalë me një tjetër strategji, duke shoqëruar të miturit.

Ora News përmes gazetarit Isa Myzyraj ka siguruar videon kur një prej tyre shoqërohet nga policë civile dhe futet në furgonin e policisë.

"Nuk kam bërë asgjë, më ndihmoni" i drejtohet adoleshenti i identifikuar si Nexhit Kastrati gazetarit.

"Është një strategji e policisë për të bërë të mundur shpërndarjen e protestës para nisjes së saj. Punonjësit e rendit dhe forcat Shqiponja janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit. Në zonën e Bllokut policia po bën kontrolle të gjithë personave që dyshohen se mund të marrin pjesë në protestë për lëndë piroteknike por edhe maska. FNSH është vendosur te Kryeministria dhe Ministria e Brendshme" raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike protesta per klodianin shoqerimet nga policia

EMISIONET