Protestuesit i ikin gazit në bulevard, policia merr kontrollin e sheshit te Libri Universitar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2020, 19:46
Ky është momenti kur protestuesit i ikin gazit lotsjellës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe kalojnë pas Presidencës.
Policia ndërkohë u kishte zënë "pritë" te Libri universitar.
Tentuan të bëjnë arrestime por pa sukses.
Sheshi tek Libri Universitar është marrë në kontroll nga FNSH dhe Shqiponja.
Forcat e rendit kane urdhër të patrullojnë nëpër rrugica për të bërë shoqërime.