Vlorë, konflikti në lokal përfundon me të shtëna me armë zjarri jashtë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "24 Maji".

Mësohet se ka qenë një konflikt i çastit mes dy a më shumë personave në një lokal në zonë.

Pas konfliktit në brendësi të lokalit jashtë ambientit të tij janë dëgjuar të shtëna në ajër.

"Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.