Soreca: Mendimet e mia janë me familjen Rasha, të shmanget dhuna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2020, 18:56
Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar në Twitter për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha dhe protestat e zhvilluara në vend pas ngjarjes.
Soreca u shpreh se mendimet e tij janë me familjen e Klodian Rashës. Ndërkohë që jemi në ditën e tretë të protestës për vrasjen e 25 vjeçarit ambasadori Soreca ka bërë apel për shmangien e dhunës nga të gjitha palët.
Luigi Soreca në Twitter: Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.