Dita e tretë e protestës, Kikia: Reagimi i policisë shpeshherë i pajustifikuar, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë

Qytetarët në Tiranë por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë janë duke zhvilluar protestën në ditën e tretë të saj, për vrasjen e Klodian Rashës.

I ftuar në një intervistë për Ora News gazetari dhe analisti Mentor Kikia u shpreh se reagimi i policisë shpeshherë është i pajustifikuar sepse sipas tij qytetarët kanë të drejtë të protestojnë

Mentor Kikia për Ora News: Nuk shikoj strategji, më duket një gjë kaotike e paorganizuar pa axhendë, pa organizatorë. Reagimi i policisë ishte për mendimin tim shpesh i pajustifikuar sepse  në fund të fundit edhe pas veprimeve të mbrëmshme të dhunës apo dëmtimit të disa objekteve ka një gjë që në parim është themelore, qytetarët kanë të drejtë te të protestojnë.  Nuk e kuptoj maninë për t'i ndjekur njerëzit me pompa me ujë nëpër rrugë, për t'i shpërngulur nga bulevardi, për t'i përzënë nga sheshi e kështu me radhë.

Ai tha se ajo që bie në sy është një pjesëmarrje e adoleshentëve dhe madje dhe minoreneve në protestë.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P