30 vjetori i PD, Basha në videomesazh: Lotët e familjarëve të Rashës lënduan gjithë shqiptarët, përpjekja për të manipuluar krimin revoltoi qytetarët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë se u përpoqën të fshehin përgjegjësinë për vrasjen e 25-vjeçartit, Klodian Rasha, duke tentuar të tjetërsojnë ngjarjen. Në një mesazh të gjatë me rastin e 30-vjetorit të themelimit të PD, Basha theksoi se Rama largoi Ministrin e Brendshëm vetëm tri ditë pas vrasjes së të riut nga policia, pasi kuptoi protestën dhe zemërimin e mbarë popullit nga kjo ngjarje.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reguar me anë të një videomesazhi në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës, teksa ka treguar se është shumë i prekur nga ngjarja.

Basha akuzoi qeverinë për përpjekje për të manipuluar ngjarjen.

Basha: Pamë ngjarjen tragjike kur Klodian Rasha u vra pak hapa para pragut të shtëpisë. Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë dhe më kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Lotët e familjarëve lënduan në zemër  të gjithë shqiptarët anë e mbanë. Por ajo që revoltoi më së shumti shqiptarët ishte përpjekja tinaze e pastkrupullt e propagandës për të manipuluar këtë krim të shëmtuar.

Ne jemi mësuar ta shikojmë kryeministrin e papërgjegjshëm të gozhduar në internet tërë kohën duke u marrë me thashetheme dhe duke reaguar ndaj komentatorëve, por për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti për tre ditë me radhë. Fillimisht heshti se shpresonte se po kalonte lumin me mashtrimet e propagandës shtetërore.

Në kohën e kësaj ngjarje pikëlluese për të cilën ai është bashkëpërgjegjës, ishte I zënë në shëtitje nëpër galeri artesh dhe blerjeve në dyqanet luksoze të Neë Yorkut. Vetëm tre ditë më pas kur e panë që qytetarët u hodhën në revoltë sepse nuk e gëlltisnin dot krimin e tij, nuk e pranonin as krimin dhe as cinizmin e tij me jetën e një të riu atëherë u detyrua ta bëjë ministrin e Brendshëm mish për top npër të shpëtuar veten e tij.