Mesazhi i Ambasadorit britanik: Mirëkuptojmë zemërimin, le t'i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore

Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe ka reaguar për zhvillimet në vend.

Në një postim në twitter, Norman kërkon drejtësi për Klodianin dhe bën thirrje për zgjidhje paqësore, duke mirëkuptuar dhe zemërimin e qytetarëve.

"Shprehim solidaritet dhe ngushëllime për familjen e Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t'i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore."

Reagim pati edhe nga zyra e OSBE Tiranë.

"Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë".