Qëndronte këmbëkryq në mes të bulevardit, policia shoqëron “zvarrë” protestuesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2020, 18:56
Policia ka nisur menjëherë me shoqërimet e protestuesve.
Pak momente më parë një qytetar tërhoqi vëmendjen, duke protestuar në mënyrë të veçantë i ulur këmbëkryq përpara kordonit policor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët nuk e kanë kursyer, duke e tërhequr dhe duke e shoqëruar.
Sakaq protestuesit pritet të marshojnë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme pas shpërndarjes që iu bë nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë.
