Rekord infektimesh nga koronavirusi, 802 raste të reja dhe 12 të vdekur
Kjo e premte ka regjistruar rekord infektimesh nga Covid 19, me 802 raste të reja pozitive në 2604 testime të kryera.
Ndërkohë 12 pacientë e kanë humbur betejën me virusin duke ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.
Kanë humbur jetën në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 802
Të shëruar ne 24 orë 527
Të shtruar në spitale 451
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.604
Testime totale 216.441
Raste pozitive 46.863
Raste të shëruara 24.136
Raste Aktive 21.750
Humbje jete 977
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11876
Fier 1664
Durrës 1353
Korçë 1095
Vlorë 1074
Shkodër 986
Elbasan 926
Berat 794
Lezhë 792
Gjirokastër 517
Kukës 413
Dibër 260