“Lajmin e mora vesh nga mediat”, flet nëna e vëllezërve të vrarë: Nuk di të kenë pasur konflikte
Nëna e dy vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi që u gjeten të vrarë dhe mbuluar me dhe në një kanal në Maliq thotë se ajo nuk ka qenë në dijeni të konflikteve të fëmijëve. Ata rezultojnë me precedente në vjedhje, por pista kryesore e hetimit është ajo e përfshirë në narkotrafik.
Në foto Andrea dhe Martin Olldashi janë dy vëllezërit nga Pogradeci që u gjetën të ekzekutuar dhe mbuluar në një kanal në fshatin Zvirinë të Maliqit.
Dyshimet janë se dy të rinjtë janë vrarë diku tjetër dhe më pas janë aty është tentuar fshehja e trupave që i zbuloi shiu.
Të rinjtë 31 dhe 33 vjec u gjeten në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, ndërsa ishin larguar nga shtëpia e tyre që në datën 7 dhjetor dhe prej asaj dite prindërit nuk kishin asnjë informacion.
Nëna thotë se nuk dinte që ata të kishin konflikte.
“Kur nuk mu ankuan. Gjëja e parë që u thoja ishte hapni krahë e hapni rrugë. Telefonat ua kishin marrë që në datën 7, në orën 22:00 nuk i kishin më.”
Ëngjëllushe Olldashi tha se lajmin për vdekjen e djemve të tij e mori nga mediat, ndërsa kërkon që policia të hetojë ngjarjen dhe të vendoset drejtësi.
“Kush e ka bërë atë? Çfarë do që të kishin të më thonin se do t’u përgjigjesha e jo të më merrnin jetën e dy trimave.”
Vëllezërit Olldashi rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë kryesisht banesash dhe bizhuterish.
Andrea Olldashi ka dalë nga burgu në vitin 2018 dhe pas kësaj ai ishte vendosur në Tiranë ku kishte nisur edhe një biznes, bëjne me dije burimet.
Dy vellëzërit kanë qenë të dsyhuar si autorë të shpërthimit të ndodhur më 10 korrik 2012 në lokalin ish-futbollistit Gjergj Leka, 57 vjeç.
Burimet nga grupi hetimor bëjne me dije se Andrea e Martin Olldashi, kanë qenë nën hetim për trafik të narkotikëve dhe kontrabandë të cigareve.
LEXO EDHE: Pogradec: Vriten dy vëllezërit, trupat e pajetë ishin hedhur në kanalin afër kishës