EKSKLUZIVE/ Momenti i shpërthimit në Shkodër, pronari: Është një dorë dashakeqe, nuk do hesht

Ky është momenti kur flakët përfshijnë lokalet në qendër të Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Janë filmimet e kamerave të sigurisë së objekteve përreth, të siguruara nga Ora News.

Shërbimi zjarrfikës në Shkodër tha një ditë më parë se shkak i zjarrit ishin bombulat e gazit.

Por këshilltari bashkiak, Arbis Vjerdha, pronari i një prej lokaleve, hedh poshtë këto deklarime, ndërsa thotë se aty ka patur shpërthim me eksploziv.

Vjerdhja kërkon që të hetohet në detaje ky rast dhe të nxirret konkluzioni përfundimtar i shkakut të zjarrit dhe ndaj kujt sipas tij ka qënë ky sulm.

Vjerdha:Nuk kemi patur fare gaz, por bej thirrje qe aty te hetohet e plote ngjarja. Ka specialiste kriminalistikes qe vertetojne a ka gaz apo jo, aty nuk ka patur asnje bombul. Ajo ka qene nje dore dashakeqe qe duhet hetuar nga drejtesia se me ke e ka patur.Njerezit kane degjuar eksplodim, duken kembat e ashensorit te hapura jo te deformuara. Kamerat e sigurise, ato te bashkise jane jashte funksioni edhe pse jane paguar leke per vendosjen e tyre.

Ndonëse ka pasur një "luftë" me Ilir Beqaj, Vjerdhja e përjashton që ky sulm të ketë ardhur nga ish- Ministri, pasi kjo "luftë" është vetëm në planin politik.

Vjerdha: Kur kam folur per presione ju i referoheni nje statusi timit per deputetin Ilir Beqja. Qe deputeti Beqja eshte nje maskara me cizme si heq asnje presje, qe eshte armik i Shkodres prap si heq presje. Por nuk besoj qe lufta politike te shkoje deri ketu!

Ai përjashton që këtë ta ketë bërë vetë për të përfituar azil apo para nga siguracioni dhe për këtë jep argumente.

Vjerdha: Dua te jem i ndershem, si anetar keshilli bashkiak kam folur dhe nuk do te hesht. Une jam nga ato qe nuk dua ta leshoj Shqiperine, kam letra nje shteti Europian dhe skam nevoje per azil apo asgje tjeter. Ajo dore e ka patur me mua ose ndonje nga fqinjet e mi.

Policia e Shkodres në njoftimin për shtyp thotë se nga veprimet e kryera, dhe sipas ekspertëve të PMNZ, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka ndodhur nga shkaqe elektrike ose defekt teknik në ashensor.

Lexo edhe:

Bombola ‘i vë flakën’ pallatit në Shkodër, zjarrfikësit ngrenë alarmin: Objekti jashtë standardeve për sigurinë

https://youtu.be/Y_KCLdWYaTc