Vrasja e Klodian Rashës, Rama i kërkon ndjesë familjes dhe njofton dorëheqjen e Ministrit Sandër Lleshaj

Në reagimin e parë publik për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, edhe pse nënvizoi se ai nuk kishte asnjë lidhje me aktin e policit që mori jetën e të riut.

Rama: Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen Ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e  tij dhe jo vetëm për të larë gojën por duke më shpjeguar se pse tërheqja e tij nga posti i lartë ishte rruga e duhur për të personalisht, për mua që i kam besuar atë detyrë, për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë dhe të jem bashkë me të në momentin e këtij hapi të rëndësishëm. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e vet Sandër Lleshaj. Unë e kam ditur dhe sot do ta mësojnë të gjithë se nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët nuk, janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të policisë  por është vrarë një djalë 25 vjeçar dhe është hapur një varr në shpirtin e jë familje shqiptare dhe është krijuar një brengë në shpirtin e një populli.

Ndërsa para Ministrisë së Brendshme kishte nisur protesta e dytë, Rama me anë të një videomesazhi i kërkoi falje publikisht familjes së të ndjerit.

https://youtu.be/xqX1miZI3_I

Rama: Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit, jam prekur pa masë nga pritja e tyre dhe urtësia e fjalëve të babait të Klodianit: "Asnjë lule e vetme nuk mund të preket në Tiranë në emrin e tim biri, ne duam drejtësi dhe jo zhurmë politike, më tha ai". Por dua ti drejtoj familjes, të afërmëve dhe miqve të djalit jetëhumbur  edhe publikisht shprehjen e ndjesës dhe keqardhjes sime të thellë bashkë me ngushëllimet e mia të ndjera për humbjen e tyre të patregueshme. E kam fare të qartë se fjalët në këtë raste janë kret të pafuqishme përballë dhimbjes që përjetojnë.Rama dënoi aktin e kryer nga efektivi i policisë dhe tha se ai është vënë në dispozicion të drejtësisë. 

Rama dënoi aktin e kryer nga efektivi i policisë dhe tha se ai është vënë në dispozicion të drejtësisë.

Rama: Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, drejtësisë për viktimën, reflektimit për ngjarjen, qëndrimit afër familjes dhe marrjes pjesë në dhimbjen e tyre asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur befasisht. Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri tani dhe krejt pa asnjë lidhje me ndonjë mision, operacion apo objektiv të lidhur me aktivitetin e policisë së shtetit në atë vend dhe atë orë shumë të vonë. Pavarësisht faktit se vrasje e njeriut është kryer thjesht nga një njeri tjetër, arma ishte e shtetit prandaj dhe ndjesa i takon shtetit bashkë me angazhimin e zbardhjes së plotë dhe ndëshkimit ligjor të autorit.

Autori i ka kaluar menjëherë duarve të drejtësisë dhe me patjetër do të hetohet dhe gjykohet nga organet e drejtësisë në pavarësi dhe paanësi të plotë. Akti i tij ngjan fare i pakuptueshëm përveçse krejt i paarsyetueshëm për aq sa di. Por sigurisht nuk jemi ne por drejtësia që ka fjalën e fundit për shkallën e fajësisë së autorit para ligjit. Sado i madh është padurimi për të vënë në vend drejtësinë, drejtësia ka nevojë për të hetuar gjithçka. Sado e padiskutueshme të jetë fajësia e efektivit të policisë në sytë tanë drejtësia ka nevojë të dëgjojë edhe atë, drejtësisë i duhet koha e saj.

https://youtu.be/lDXaPGsuo4g

Thirrje për qetësi

Rama nënvizoi se deri sa drejtësia të bëjë drejtësi për  të riun është e domosdoshme të mos e humbim kthjelltësinë dhe të mos lejojmë emocionet apo më keq akoma, kundërshtitë e shëmtuara politike të ngatërrojnë rrugën e reflektimit tonë.

Rama: Më lejoni të bëj reflektimin tim. A është kjo ngjarje e shkëputur nga vija e sjelljes së policisë së shtetit apo mos vallë është kulmimi i një devijimi të mëparshëm prej binarëve të ligjshmërisë nga policia e shtetit? A ka qenë vërtet policia e shtetit e prirur të tejkalojë të drejtën e ushtrimit të forcës në vitet e fundit sikundër u akuzua nga zoti President i Republikës dhe jo vetëm nga ai për fat të keq.A janë drejtuesit e sotëm, të policisë së shtetit apo Ministri i Brendshëm personazhe të lidhura me krimin, individë të korruptuar apo të mbingarkuar politikisht në kryerjen e detyrës së tyre?

Kthehuni pak në kohë, shikoni vajzën e Shqiponjave, Ina Nukën që humbi gishtat e dorës sapo kishte nisur punën nga goditja kriminale e një protestuesi të dhunshëm te Parlamenti. Kolegët e saj, 76 të plagosur me kartelë spitalore dhe mbi 100 të tjerë të lënduar dhe trajtuar nga goditjet me gurë dhe sende të forta përgjatë ofensivës seriale të protestave të dhunshme të dy viteve të fundit që e spovuan  pafundësisht maturinë e policisë së shtetit. Shikoni dhe efektivin e uniformave blu i cili sot rrezikon të humbë shikimin nga një goditje kriminale gjatë protestës së dhunshme mbrëmë që i ka shqyer kokërrdhokun e syrit.Kur, ku si dhe sa në të gjithë zinxhirin e ngjarjeve provokuese, policia e shtetit e tejkaloi përdorimin e forcës që ia jep ligji.  Qindra policisë janë lënduar fizikisht.

LEXO EDHE

Reagon Lleshaj: Po e mbyll detyrën si ministër i Brendshëm me brengë në shpirt

https://youtu.be/1_qtQzZpiHU