Konstituohet komisioni hetimor për raportin e Dick Marty
Socialistët dhe deputetët e opozitës së re në parlament synojnë të hedhin poshtë të gjitha pretendimet e raportit të Dick Marty që në veri të Shqipërisë kanë ekzistuar burgjet e UÇK-së.
Pas kostituimit të komisionit të posaçëm parlamentar, 9 anëtarë deputetë do të kërkojnë dokumenta nga të gjitha autoritetet dhe zyrtarët shtetërorë të cilët kanë marër pjesë në hetimet për të verifikuar të dhënat e raportit e Dick Marty.
Ulsi Manja: "Komisioni i posaçëm nuk është komision hetimor. Fokusi i punës tonë do të jetë zbatimi i ligjit nr 53 viti 2012 nga institucionet shtetërore shqiptare dhe zyrtarët e kohës lidhur me autorizimet që ka dhënë Kuvendi për të verifikuar të dhënat e raportit Diçk Marty"
Por deputeti Myslim Murrizi kërkoi që në objektin e këtij e komisionit të jetë edhe seancat dëgjimore me zyrtarë të cilët kanë qënë të pranishëm në këto hetime.
Myslim Myrrizi: "Nuk besoj se ka vlerë ngritja e hetimeve nëse ky komision nuk ka tagër të thërrasë njerëz të përfshirë në hetim apo në veprat e hamendësuara nga njëri ng Dikët e Europës.
Në mbledhjen e tjetër do të përcaktohet kalendari i punës.
Nga mazhoranca pjesë janë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita Myslim Murrizi, Edmond Stojku Enver Roshi.
Pjesë e komisionit është edhe deputetja Elena Xhina.
Komisioni caktoi Klotilda Bushken dhe Elena Xhina relatore të çështjes përgjatë afatin kohor prej 3 maujsh ku komisioni do të dalë edhe me një projektrezolutë.