Pse vrasja e një qytetari të pafajshëm nga represioni shtetëror ishte një kronikë e paralajmëruar

Qe ne fillim te pandemise u vu re nje qasje e publikimit te urdhrave me statuse ne Facebook nga ana e Kryeministrit apo Ministres se Shendetesise.

Qytetaret prisnin cdo dite daljet ne ERTV dhe ne FB per te mesuar rregullat dhe gjobat e reja per moszbatimin e ketyre rregullave qe ne kundershtim me Kushtetuten botoheshin ne Fletore Zyrtare me jave te tera vonese apo dhe nuk botoheshin fare.

Me tej u ndryshua Kodi Penal me procedure te pershpejtuar, po ashtu ne kundershtim me Kushtetuten, duke futur vepra te reja ne lidhje me situaten e pandemise.

Nga nje klime e tille e cenimit te parimit kushtetues te sigurise juridike dhe te vendosjes se normes per gjobitjen e qytetareve nga zinxhiri drejtues i Policise se Shtetit me nxitje nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshem duke promovuar dhe me video fake dhune policore sikur te ishte dicka normale, arritem ne piken ku:

- Diten per diell u dhunua ne menyre brutale nje i mitur vetem se kishte dale nga kodrat e liqenit, ngjarje qe u shoqerua dhe me nje sjellje demaskuese ndaj te emes se te miturit qe i shkon pershtat vetem sigurimit te shtetit te para 30 viteve;

- Shoqerohen qytetare ne komisariate ne kundershtim me ligjin per identifikim per kundervajtje administrative;

- Ndalohen protestat, por lejohen tubimet politike per maxhorancen;

- Ka transparence te rregullt per gjobat qe vendos Policia e Shtetit, por jo dhe aq transparence per infektimet dhe vdekjet nga Covid-19.

Nga te gjithe keto elemente, krijohet nje perceptim i qarte per qytetaret e ketij vendi se me shume frike duhet te kene nga represioni i shtetit me kamzhikun e policise se sa nga pandemia.

Pikerisht nga njera ane nje qasje e tille paligjshmerie, frike dhe pasigurie e beri te ndjerin Klodian Rasha qe ne perballjen me shtetin te ndjehej i kriminalizuar vetem per shkak te shkeljes se fashes orare dhe nga ana tjeter oficerin e policise te ndjehej nen trysnine e ushtrimit te detyres sipas indoktrinimit shteteror se kushdo qe nuk zbaton urdhrat e Facebook eshte i inkriminuar, te qellonte nje te ri te pafajshem.

Ndaj nuk jemi ne kushtet e thjesht nje pergjegjesie personale ligjore, por ne kushtet e nje fryme antidemokratike dhe antikushtetuese qe nuk vlereson jeten e njeriut si nje te drejte themelore, por cdo dite e ne vijim jemi ne kushtet e nje pushteti qe nxit represionin dhe dhunen verbale e fizike si mekanizem per mbrojtje nga armiku i padukshem.