Humb jetën nga Covid-19 mjekja e njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2020, 09:40
Një tjetër mjeke humb betejën betejën me Covid-19.
Pas vdekjes në Itali të neurologut Drini Dobi, mësohet se sot ka ndërruar jetë pneumologjia, Flutura Hashorva.
Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ka punuar si mjeke. Fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.
Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.