VIDEO/ "Jep dorëheqjen kriminel", i riu merr vajzën dhe i proteston Lleshajt poshtë zyrës

Pak para se kortezhi me trupin e pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha të nisej drejt banesës së fundit, aktivisti Dardan Almeta zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për të protestuar kundër vrasjes.

I shoqëruar nga vajza e tij e vogël, ai u vendos para Ministrisë së Brendshme ku i kërkoi ministrit Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

Lexo edhe:

Vrasja e 25-vjeçarit, ja çfarë thotë ministri Lleshaj

Jep dorëheqjen kriminel”, lexohej në pankartat që mbante Almeta dhe vajza e tij.

Pavarësisht afrimit të dy policëve të cilët i treguan se nuk lejohet të qëndrojë pranë godinës së ministrisë, i riu vijoi qetësisht protestën.

25-vjeçari Klodian Masha u qëllua për vdekje nga një punonjës policie në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”.

Për këtë ngjarje hetimet vijojnë ende, ndërsa efektivi është nën arrest.

Lexo edhe:

“I iku jeta 25-vjeçarit”, pedagogia: Kemi frikë deri në palcë për të ngritur zërin

/a.r,OraNews