Vrasja e 25-vjeçarit, Sokolaj: Përjashtimi i policisë nga ky hetim gjëja më e mirë e mundshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 22:19
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Trashgim Sokolaj, drejtor informacioni i Ora News, u shpreh se përjashtimi i policë nga ky hetim do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, sepse familja e atij djali kërkon drejtësi dhe transparencë
Sokolaj: Ne kemi pasur edhe gazetarin tonë në vendngjarje dhe aty shihet se rrugica kishte ndriçim. Edhe banorët e zonës e kanë konfirmuar këtë gjë.
Duhet verifikuar nëse policia ka qenë transparente. Përjashtimi i policisë nga ky hetim do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, sepse familja e atij djali kërkon drejtësi dhe transparencë.