Ora News në vendin ku u vra i riu në Laprakë, gazetari: Rrugica ka ndriçim
Policia në komunikatën e saj për mediat për vrasjen në Laprakë e justifikoi ekzekutimin e të riut nga efektivi i policisë me veprimet e dyshimta të tij por kryesisht me errësirën në rrugicë.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, ishte sonte në vendin ku ndodhi krimi.
Ai raporton se përveç ndriçimit në rrugën kryesore "Dritan Hoxha", dritat në bizneset dhe shtëpitë përreth bëjnë të mundur edhe ndriçimin e rrugicës ku u vra i riu.
Më herët edhe banorëte zonës kanë deklaruar se rruga është e ndriçuar dhe kontakti pamor ka qenë i mjaftueshëm për të kuptuar situatën e rrezikut që mund ti vinte policit nga viktima.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar efektivin N.H që vrau 25 vjeçarin.
Klodian Rasha 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga efektivi.
Ngjarja ka ndodhur në Laprakë të kryeqytetit, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij.
LEXO EDHE
Polici i “Shqiponjave” vret 25 vjeçarin afër shtëpisë, arrestohet
Ky është 25-vjeçari që u vra nga policia në Tiranë
Policia: Pranë vendngjarjes u gjet një pistoletë, dyshohet se…
25-vjeçari mori dy plumba, një në kokë e një në shpatull
Polici që vrau Klodianin kishte dy javë në repartin “Shqiponja”, pa kamera trupi
Dëshmia e policit që vrau 25-vjeçarin: Doja ta pyesja pse kishte dalë, iku me vrap
Hajdarmataj: Ja kur mund të përdoret arma e shërbimit
Salianji tregon ligjin: Akt i shëmtuar nën frymën e represionit qeveritar