Sokolaj: Arma është gjetur larg trupit të 25-vjeçarit, bie alibia e përballjes me policin

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Trashgim Sokolaj, Drejtor Informacioni i Ora News, u shpreh se policia vetë e pranon që arma nuk është gjendur në vendin ku është gjetur trupi.

Sokolaj: Policia vetë e pranon që arma nuk është gjendur në vendin ku është gjetur trupi.

Alibia për pasjen e armës dhe përballjen me policin bie sepse sa kohë nuk është gjetur me trupin, në variantin më të mirë ka ndodhur që policët kanë gjetur armën 40-50 metra më tutje, do të thotë që është vrarë pa armë me vete.

Përveç djalit që është vrarë, një viktimë është edhe polici, pasi karriera e tij ka marrë një drejtim shumë të keq.

https://youtu.be/7jy7rNzYHeY