Vrasja e Klodian Rashës, Sokolaj: Efektivët e policisë në shërbim pa kamerat e trupit

Drejtori i Informacionit i Ora News, Trashgim Sokolaj për Tempora ka treguar edhe njëherë të gjithë intinerarin  ndjekjes dhe vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Sipas Sokolaj nuk ka një filmim të momentit të ngjarjes së rëndë, ku është qëlluar i riu, sepse efektivët nuk kanë qenë të pajisur me kamerat e trupit në shërbim.

Sokolaj: Kamerat e një lavazhi që ka qenë në intinerarin ku ka lëvizur polici dhe qytetari nuk punonin. U mendua që punonin, u morën dhe u vërtetua që nuk kishin memorie. Është parë gjithë zona duke u bazuar në raportin e policisë për lëvizjen që është bërë dhe janë gjetur pamje ku i vetmi segment i ngjarjes që është filmuar është momenti kur këta të dy janë duke vrapuar lehtë.

Momente të ngjarjes nuk ka, sepse në shkelje të rregullores dhe ndoshta në një shpërdorim të një tenderi që i ka kushtuar goxha buxhetit të shtetit, të dy efektivët kanë qenë pa kamerat e trupit me vete në shërbim.

https://youtu.be/7jy7rNzYHeY