Koronavirusi, 753 raste të reja dhe 14 të vdekur në 24 orë, 11 pacientë në intubim
Shqipëria regjistroi 14 vdekje dhe 753 infektime nga Covid 19 në 24 orët e fundit, por Komiteti Teknik i Ekspertëve e vlerëson të qëndrueshme ndaj ka vendosur që të mos marrë masa të reja kufizuese deri javën tjetër.
Situata e pandemisë shënoi një përmirësim të lehtë në 24 orët e fundit pasi të martën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 14 viktima të moshës 53 deri në 86 vjeç.
753 persona u identifikuan pozitiv me virusin SARS-COV-2 ndërsa më shumë se gjysma, 431 prej tyre u konstatuan në Tiranë.
Në spitale po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
Komiteti Teknik i Ekspertëve e vlerësoi të qëndrueshme situatën ndaj nuk rekomandoi asnjë masë të re për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Megjithatë kjo javë do të jetë e rëndësishme sa i përket vlerësimit epidemiologjik, në varësi të numrit të infektimeve Komiteti do të vendos nëse do të ashpërsojë kufizimet para festave të fundvitit.
Prefektura me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha, ndërkohë që grupmosha më e prekur është 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç.
Rastet pozitive- 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
Viktimat- 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.
COVID-19 – Statistika (08 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 753
Të shëruar ne 24 orë 347
Të shtruar në spitale 450
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.532
Testime totale 208.503
Raste pozitive 44.436
Raste të shëruara 22.527
Raste Aktive 20.973
Humbje jete 936
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11364
Fier 1620
Durrës 1374
Korçë 1119
Vlorë 1053
Shkodër 899
Elbasan 835
Lezhë 775
Berat 742
Gjirokastër 489
Kukës 438
Dibër 265