Videoja që u bë virale, gazetarja shpjegon se çfarë ndodhi në të vërtetë me Mimoza Ahmetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2020, 08:38
Disa ditë më parë një video nga emisioni "Pasditja ime" ku ishte e ftuar poetja Mimoza Ahmeti u bë virale në rrjetet sociale.
Nga videoja e publikuar kuptohet sikur poetes Ahmeti i është ndërprerë fjala për shkak të reklamës dhe për këtë arsye ka reaguar ashtu si ju të gjithë e dini tashmë.
Mirëpo, gazetarja dhe moderatorja e emisionit, Gerta Gixhari nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në "Instagram" ka shpërndarë videon e plotë ku shihet qartë që ajo nuk e ka ndërprerë poeten madje i ka dhënë librin me duart e saja.
“Ky është momenti real që kundërshton çdo mendim të supozuar se ia ndërpreva fjalën teksa lexonte”- shkruan ajo.