Rozana Radi e infektuar? Ajo iu nënshtrohet dy testeve për Covid-19

Këngëtarja dhe moderatorja e emisionit investigativ "Boom" në RTV Ora, Rozana Radi i është nënshtruar dy testeve për Covid.

Ka qenë vetë Rozana ajo e cila bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit fotot e rezultatit të përgjigjes ku shihet se në testin e parë rezultuar negativ, ndërsa në të dytin pozitive, gjë që i ka habitur fansat.

Artistja shprehet se për momentin është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se shpreson që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

“Pas nje rezultati Negativ riperserita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshem duke u konsultuar me mjekun e familjes. Per momentin jam ne gjendje te qendrueshme shpresojme te shkoj gjithcka mire!”- shkruana Rozana.

Kujtojmë se pak ditë më parë kolegia e saj e emisionit “Boom”, Fiori Dardha po ashtu rezultoi pozitive me Covid.

F.K/ Ora News