I gjakosur brenda në makinë/ Çfarë ka ndodhur me Ardian Bujupin?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2020, 22:16
Ardian Bujupi së fundmi në adresën e tij në Instagram kap ublikuar një video ku shihet i gjakosur në ballë brenda një makine, që duket se është përplasur me një pemë.
Këto pamje kanë frikësuar shumë ndjekësit e tij të cilët menjëherë kanë komentuar për të pyetur këngëtarin se si është.
Videoja është xhiruar nga një person tjetër që vrapon drejt Ardianit dhe e pyet nëse është mirë, por ky i fundit nuk i përgjigjet.
Akoma nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndoshta bëhet fjalë për videoklip të ri dhe këngëtari ka gjetur këtë mënyrë për t’ju tërhequr vëmendjen të gjithëve.