Një dyshe e re në BOOM, Rudina Dembacaj në vend të Rozana Radit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2020, 19:15
Pas infektimit të autores dhe prezantueses së emisionit "BOOM" Fiori Dardha, virusit Covid 19 nuk i shpëtoi dhe bashkëprezantuesja Rozana Radi e cila është vetëkarantinuar në banesë.
E këtë të hënë, emisioni "BOOM" në Rtv Ora erdhi me një dyshe të re. Përkrah Erion Korinit që zëvendësoi Dardhën u shfaq Rudina Dembacaj në vend të Radit.
Dembacaj sapo mbylli një propjekt të suksesshëm, spektaklin "Dy Botë", të cilin e ndau me dy bashkëprezantuese, fillimisht me Xhesi Muçaj, për ta mbyllur me Xhensila Peren.